BallinaLajmeReporteri i BBC për Vuçiqin: E mbaj mend djaloshin me fytyrë të...

Reporteri i BBC për Vuçiqin: E mbaj mend djaloshin me fytyrë të fëmijës

Të ngjajshme

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Ferizaji licensohet për garat evropiane për sezonin e ardhshëm

Ferizaji mori një lajm të madh para finales së...

Reporteri i BBC, i cili kishte raportuar nga Beogradi në kohën e bombardimeve të vitit 1999, ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar nga ajo që ka qenë 20 vite më parë. Sipas tij, edhe pas dy dekadash, dëmet e bombardimeve mbeten ende aty.

Dhe madje 20 vite më pas, ai e mban mend ministrin e informacionit, që ishte një djalë i ri, ultra-nacionalist, i cili njihej si njeri me “fytyrë të fëmijës”, në atë kohë ishte armiku më i madh i gazetarëve perëndimorë, transmeton Gazeta Express.

Më pas Vuciq u bë president i Serbisë, dhe sipas Simpsonit, vetëm pasi ai ndërroi qasjen e tij dhe u hap për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por në realitet nuk ka dallim mes Vuciqit të atëhershëm dhe tani

“Vuciqi nuk ka ndryshuar shumë në aspektin politik. Fondacioni Britanik për Demokraci tha se Serbia e Vuciqit shihet si shtet që e shtyp lirinë e mediave, dhe më pas e ka kapur shtetin me standard politike, të cilat janë shumë larg nga normat demokratike. Qeveria ka marrë kontrollin e mediave, dhe tani është vetëm një media e pavarur, që është N1 TV që është i lidhur me CNN” tha Simpson.

Përndryshe Serbia në aspektin e lirisë së mediave është cilësuar si vend “pjesërisht i lirë” duke zënë vendin e 76 nga 180 vende. Ndërkaq protesta masive po mbahen çdo javë në rrugët e Beogradit duke kërkuar më shumë liri të mediave në vend. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz