Rekordi i rasteve me Covid-19 detyron disa shkollë të ndalin mësimin

Në Gjimnazin “ Ahmet Gashi” 17 nxënës dhe 5 mësimdhënës rezultojnë të infektuar me Covid 19.
Gjithçka është e qetë dhe nuk ndihen hapa të nxënësve.
Korridoret dhe klasat e gjimnazit ‘’Ahmet Gashi” në kryeqytet janë të zbrazura e nuk po zhvillohet mësimi pasi është ditë fundjave.
Por, kjo gjendje qetësie në këtë shkollë do të vazhdojë të mbizotërojë edhe në dy javët e ardhshme.
Kjo pasi që në këtë shkollë 5 mësimdhënës dhe 17 nxënës kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Ai thotë se duke pasur parasysh rrethanat në të cilat gjendemi, ka qenë i përgatitur për këtë situatë.
Një vendim të njëjtë para disa javësh kishte marrë edhe shkolla Fillore “Pjeter Bogdani”.

Lexo edheKëto janë temperaturat për ditën e sotme
Por prej së hënës në këtë shkollë nxënësit do t’u kthehen bankave të shkollës.
Kështu i thanë televizionit nga kjo shkollë.
E nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pohojnë se nuk do të ketë mbyllje të shkollave në vend.
Diellza Kukaj, këshilltare e Ministrit të Arsimit, Ramë Likajt, tha për televizionin se po monitorojnë situatën me rastet nëpër shkolla.
As ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën nuk ka përmendur mundësinë e mbylljes së shkollave për shkak të shtimit të rasteve pozitive me Covid 19.














