Regjimi sulmon Gutën Lindore, pavarësisht vendimit të KS-OKB-së dhe armëpushimit nga Rusia

Në sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit përkundër vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe armëpushimit 5 orësh të shpallur nga Rusia, kanë humbur jetën 5 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Gutën Lindore, regjimi i Asadit pavarësisht vendimit të KS-OKB-së dhe armëpushimit të shpallur nga Rusia e cila është e vlefshme mes orës 09:00-14:00 sipas orës lokale, ka vazhduar të godasë Gutën Lindore.
Regjimi rreth orës 10:30 sipas orës lokale filloi sulme artilerike ndaj vendbanimeve civile në Gutën Lindore, përkatësisht në rajonet Duma, Xhisrin, Bejt Sava dhe Merxh.
Duke filluar nga ora 13:00 sipas orës lokale janë kryer sulme ajrore ndaj rajoneve Kefer Batna, Duma, Zemelka, Hosh el-Zavahra dhe Misraba.
Si pasojë e këtyre sulmeve kanë humbur jetën 5 civilë, 2 nga Duma, 2 nga Xhisrini dhe një nga Misraba.
Lexo edheTemperaturat ekstreme në Evropë lënë disa të vdekur
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu dje bëri të ditur se me urdhrin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin duke filluar nga 27 shkurti çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 do të jepet “pauzë humanitare” në Gutën Lindore.
Kryetari i Qendrës ruse për pajtim të opozitarëve në Siri, Yuri Yevtushenko mbrëmë deklaroi se regjimi i Asadit do ta respektojë këtë vendim.
Me projekt-rezolutën e miratuar nga KS-OKB-ja më 24 shkurt me një votim unanim u vendos që të ketë të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.
Në vendim kërkohet dërgimi në mënyrë të “sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme” i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të konflikteve “pa vonesë” nga të gjitha palët për evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë”.














