Refuzimi i gazit amerikan, Kajtazi: Kurti është rreshtuar në anën e tradhtisë kombëtare
dp

Lexo edheU nominua nga Trump si kandidat për ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt merr aprovimin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat

Prattipati është shprehur qartë se Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan sepse kjo do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.
Kjo temë mjaft e rëndësishme për raportet strategjike mes dyja vendeve u diskutua sonte në edicionin më të ri të Rubikonit në Klan Kosova.
Analisti Vehbi Kajtazi, pati kritika të ashpra drejt kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili e ka refuzuar gazin amerikan.

Lexo edheU nominua nga Trump si kandidat për ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt merr aprovimin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat
Kajtazi u shpreh se Kurti është rreshtuar në anën e tradhtisë kombëtare.
“Zotëri Kurti është rreshtuar në anën e gabuar të historisë. Zotëri Kurti, ka me hy në histori se ky vazhdimisht lyp me hy në histori me diçka, por ka me hyrë në histori si fatkeqësia më e madhe e këtij kombi. Kjo nuk është hajgare”, u shpreh Kajtazi në Klan Kosova.