Refugjati afrikan mbytet në Kanalin e Venecias, turistët e filmojnë dhe qeshin në vend se ta ndihmojnë (Foto)
Policia italiane e ka nisur një hetim pasi një refugjat afrikan është mbytur në Kanalin e Venecias, me kalimtarët e rastit që në vend se ta ndihmojnë e kanë filmuar në telefonat e tyre.
Pamjet e shfaqin refugjatin nga Gambia, Pateh Sabally, 22-vjeçar, duke u mbytur midis kanalit, transmeton Express.
Por, raportohet se tri goma shpëtimit ishin hedhur në ujë afër tij, ama duket sikur ai nuk ka tentuar t’i marrë ato, duke ngritur spekulime se ai ka dëshiruar ta vriste veten.
Asnjë kalimtar i rastit nuk ka kërcyer në ujë për ta ndihmuar.
Lexo edheNjë ditë para përvjetorit të Pavarsisë, Kosova rrezikohet nga një objekt misterioz
Në video, disa kalimtarë të rastit mund të dëgjohen duke i bërtitur atij.
“Ai është budalla. Dëshiron të vdesë,” një person dëgjohet duke thënë.
“Jepi, kthehu në shtëpi,” një tjetër dëgjohet duke thënë, raporton The Times.
















