back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeReforma në Administratën Publike i sjell Kosovës 5.5 milionë euro nga Bashkimi...

Reforma në Administratën Publike i sjell Kosovës 5.5 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Të ngjajshme

Hamiti: Politika e mbrapsht e Kurtit, një herë sanksione, tash BE po i thotë nuk ju takojmë

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, deklaron se “me politikën...

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij? Reagon Jozi: Ja si qëndron e vërteta

 Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar pas raportimeve në media...

Reforma në Administratën Publike i sjell Kosovës 5.5 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Komisioni Evropian ka njohur dhe vlerësuar progresin e Kosovës...

Komisioni Evropian ka njohur dhe vlerësuar progresin e Kosovës në zbatimin e reformave në administratën publike, duke transferuar 5.5 milionë euro drejtpërdrejt në thesarin e shtetit. Kjo shumë është pjesë e Kontratës për Reformën Sektoriale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila lidh mbështetjen financiare me përmbushjen e objektivave konkrete të reformës në administratën publike.

Në letrën e pranuar nga Zyra e BE-së me 27 gusht 2025 konfirmohet puna dhe zotimi i Qeverisë ndaj reformave, duke theksuar arritjen në 100% të transhit të katërt dhe përfundimtar të negociuar. Mbi këtë bazë, Qeveria e Kosovës ka përfituar shumën prej 5.5 milionë euro në formën e disbursimit të drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian. Kjo mbështetje është rezultat i përmbushjes së plotë të treguesve të rinegociuar të reformës në vitin 2022, të cilët lidhen me forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të administratës publike. Ky sukses është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për të zbatuar reformat sipas standardeve evropiane.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla thekson se ky është një sukses i përbashkët i institucioneve dhe një konfirmim se kur ka përkushtim dhe zbatim serioz të reformave, rezultatet janë të prekshme. Mbështetja e BE-së është një nxitje për të vazhduar ndërtimin e një administrate publike profesionale dhe në shërbim të qytetarëve.

Përmes Kontratës për Mbështetje Buxhetore Sektoriale (SBS), që zbaton programin IPA 2016, Bashkimi Evropian shpërblen progresin konkret në reformën e administratës publike, duke e lidhur mbështetjen financiare me arritjen e treguesve të matshëm. Përmbushja në masën 100% e periudhës së katërt dhe përfundimtare është vlerësuar nga Komisioni Evropian si arritje e plotë e Kosovës. Veprimet e ndërmarra vitet e fundit, përfshirë forcimin e kuadrit strategjik dhe fuqizimin e kornizës ligjore, kanë synuar krijimin e një administrate profesionale dhe të depolitizuar. Një administratë që funksionon mbi parimet e meritokracisë, transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit, dhe që shpërblehet përmes një sistemi pagash të unifikuar, të ligjshëm, transparent dhe të drejtë.

Vizioni ynë është të ndërtojmë një administratë publike të qëndrueshme, të aftë të përballet me sfidat dhe trendet zhvillimore të vendit, si dhe të menaxhojë me sukses obligimet që burojnë nga procesi i integrimit evropian. Ky vizion përfshin rekrutime transparente në shërbimin civil, zgjerimin e shërbimeve digjitale për modernizimin e ofrimit të shërbimeve, si dhe forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së nëpunësve civilë në ushtrimin e detyrave të tyre.

Këto objektiva janë themeli për një qeverisje të besueshme, profesionale dhe inovative — një administratë që u shërben qytetarëve, nxit zhvillimin ekonomik dhe garanton që Kosova ka kapacitetin për të përmbushur obligimet nga procesi i integrimit evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz