BallinaJetëReceta më e mirë e bakllavës për Bajram

Receta më e mirë e bakllavës për Bajram

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Mësojeni recetën e bakllavës për Bajram, dhe befasoni miqtë dhe familjarët me rezultatin e saj.

Përbërësit: 7 vezë (6 vetëm të kuqtë, 1 e plotë), një gotë uji qumësht, një gotë uji vaj, një pecivë, 300gr arra, niseshte, 300gr gjalpë dhe miell derisa të trashet.

Shërbeti: 800ml ujë, 1kg sheqer, një limon, një sheqer vanilje.

Përgatitja e bakllavës:

Hedhim vezët, qumështin, vajin, pecivën dhe miell derisa të trashet. Pasi të jetë bërë masë brumi, e lëmë për 20min që të pushojë. Pastaj brumin e ndajmë në kuleç të vegjël, të cilët i bëjmë me niseshte dhe i përdorim nga 5 copë për ta bërë petën.

Pas çdo 15 petëve, i hidhni arrat e grimcuara. Pasi të keni përfunduar me vendosjen e petëve në tepsi, e prisni bakllavën në katrorë të barabartë dhe ia hidhni me lugë gjelle gjalpin e shkrirë. E fusni në furrë për t’u pjekur në 200 gradë C dhe pasi ta shihni se ka filluar të piqet, e ndalni temperaturën në 50 gradë ose 100, varësisht se si e shihni të arsyeshme dhe e kontrolloni vazhdimisht derisa të piqet mirë.

Përgatitja e shërbetit:

Në një tenxhere hedhim 800ml ujë dhe 1kg sheqer që të vlojnë për 7-10min. E kontrolloni derisa të fillojë të trashet. Ia hidhni limonin dhe sheqerin e vaniljes. Nëse ka nevojë i shtoni edhe pak sheqer. Ju bëftë mirë! /pergatit.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz