back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportReal Madridi merr fitore të vështirë në udhëtim te Sociedadi – luajti...

Real Madridi merr fitore të vështirë në udhëtim te Sociedadi – luajti mbi një orë me një lojtar më pak

Të ngjajshme

WOW: Yildiz “shpërthen” me supergol kundër Interit (VIDEO)

Në një ndeshje plot emocione mes dy rivalëve të...

Një grup protestuesish nga Kosova nisen për Hagë

Nesër është paraparë një protestë masive në Hagë, ku...

Engjellusha nis jetesën në Zvicër, detaji që mori vëmendjen (Foto)

Këngëtarja e njohur, Engjellusha Salihu, javë më parë kurorëzoi...

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Real Sociedadi, duke luajtur me një lojtar më pak në fushë për më shumë se një orë.

“Los Blancos” fituan si mysafirë të Real Sociedadit me shifrat prej 2-1, shkruan “Gazeta Express”.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 12-të të ndeshjes, pasi e zuri një top që po kthehej nga mbrojtja e Sociedadit.

Mirëpo, 20 minuta më vonë, Reali mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje si lojtar i fundit.

Në minutën e 44-të, Reali e gjeti golin e qetësisë me anë të Arda Gulerit, pas një super asistimi nga Kylian Mbappe.

Me këto shifra u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën u shënua edhe një gol, por nga vendasit.

Mikel Oyarzabal e ngushtoi epërsinë përmes një penalltie në minutën e 56-të.

Gola tjerë më nuk pati, me Realin që mbrohej me të gjitha forcat, për të ruajtur epërsinë dhe rekordin perfekt në këtë fillim sezoni.

Reali tashmë ka 12 pikë pas katër ndeshjeve, teksa Sociedadi e pësoi humbjen e dytë këtë edicion. Ndeshjen e ardhshme, Reali e luan ndaj Espanyolit, ndërsa Sociedadi do të ketë punë me Betisin./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz