back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaSportReal Madrid – Man City, dalin formacionet zyrtare

Real Madrid – Man City, dalin formacionet zyrtare

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kurti po bën përpjekje të marrë 100% të pushtetit

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka pasur kritika të...

Zyrtare: Shpendi vazhdon me klubin nga Italia

Klubi italian, Empoli ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur...

Çfarë veprimi, Gabriel tregon pse është mbrojtës… e ndal topin me fytyrë

Një moment i jashtëzakonshëm sakrifice u pa në ndeshjen...

AAK nesër mban konferencë për media në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Besnik Tahiri nga Aleanca...

Real Madridi dhe Manchester City do të luajnë sonte në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ndeshje do të nisë prej orës 21:00, ndërsa tashmë kanë dalë formacionet zyrtare me të cilat do të paraqiten të dyja ekipet në fushën e stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Real Madrid (4‑3‑3): Courtois në portë, Alexander‑Arnold, Huijsen, Rüdiger, Mendy në mbrojtje, Tchouaméni, Pitarch, Valverde në mesfushë dhe Güler, Brahim Díaz, Vinícius Jr. në repartin ofanziv.

Qëllimi është të kapet City në kundërsulm dhe të krijohen hapësira nga krahët.

Manchester City (4‑2‑3‑1): Donnarumma në portë, Khusanov, Dias, Guehi, O’Reilly në mbrojtje. Rodri, Bernardo Silva si dyshe në mesfushë dhe Savinho, Semenyo, Doku që e mbështesin qendërsulmuesin Erling Haaland.

City e synon zotërimin e topit dhe shfrytëzimin e hapësirave me Haaland në krye.

Ndeshja është pjesë e rivalitetit të fortë mes këtyre dy gjigantëve evropianë, të cilët janë përballur në fazën e nokautit për pesë sezone radhazi në Champions.

Pa disa prej yjeve kryesore të Real Madridit për shkak të dëmtimeve, përgjegjësia për gol te vendësit bie mbi Vinícius Jr. dhe bashkëlojtarët e tij, ndërsa City futet në fushë me një formacion sulmues që bazohet te ritmi dhe variacionet taktike. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz