Thursday, July 17, 2025
BallinaUncategorizedReal Madrid kualifikohet në çerekfinale me vështirësi (Video)

Real Madrid kualifikohet në çerekfinale me vështirësi (Video)

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Real Madrid ka qenë afër befasisë në Santiago Bernabeu duke e humbur lojën kthyes të Ligës së Kampionëve ndaj Schalkes me rezultat 3:4. Ndeshja e parë në Gjermani, i pati takuar Realit me rezultat 0:2.

Schalke kaloi e para në epërsi me golin e Christian Fuchs në minuta e 20’ i cili paralajmërojë se kampionët evropian i pret punë e vështirë.

Rezultatin e barazoi Ronaldo në minutën e 25’,  i cili shënoj me kokë. Por ish lojtari i Real Madridit, Klaas Janë Huntelaar, kaloi në epërsi gjermanët, në minutën e 40’. duke mbajtur gjallë shpresën për eliminimin e mbretërve në Bernabeu.

Kur skuadrat po behshin gati të shkonin në pushim, ishte përsëri lojtari më i mirë i botës për vitin 2014, Cristiano Ronaldo, që barazoi në 2:2, duke shënuar një tjetër gol me kokë në minutën 45’.

Me ketë  rezultat 2:2, skuadrat shkuan në pushim.

Reali e nisi mirë pjesën e dytë duke kaluar në epërsi e para, me anë të Benzemas në minutën e 53’. Por gëzimi i Madrilienve nuk zgjati shumë, pasi barazoi Leroy Sane në minutën e 57’, që shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

Gjermanët nuk u dorëzuan dhe kërkoni kualifikimin dhe eliminim e Realit. Huntelar rriti shpresat për një kualifikim të mundshëm duke shënuar në minutën e 84. Deri në fund të ndeshjes, Schalke krijojë edhe disa raste, por pa mundur të arrijë golin e kualifikimit. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit