Real Madrid e konfirmon: Valverde ka pësuar tronditje në tru pas rrahjes me Tchouamenin, do të pushoj 10 deri në 14 ditë
dp

Lexo edheGoditja e Tchoamenit paska qenë si e Tysonit, Reali jep detaje për gjendjen e Valverdes

Sipas komunikatës zyrtare, Valverde ndodhet në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të duhet të pushojë për 10 deri në 14 ditë, në përputhje me protokollet mjekësore për këtë lloj dëmtimi, transmeton lajmi.net.
Ky zhvillim vjen pas ngjarjeve të fundit brenda klubit, ku Real Madrid kishte hapur më herët procedura disiplinore ndaj Valverde dhe bashkëlojtarit të tij Aurélien Tchouaméni, pas incidentit të raportuar gjatë stërvitjes së ekipit të parë.
Tchouameni e ka goditur në kokë pas stërvitjes Valverden sot, pas një përleshje verbale dhe fizike që e kanë pasur sot. Si pasojë e kësaj, Valverde fillimisht e kishte humbur vetëdijen dhe pasi ishte zgjuar, kishte shfaqur shenja të harresës, duke mos ju kujtuar detaje se çka kishte ndodhur.

Lexo edheGoditja e Tchoamenit paska qenë si e Tysonit, Reali jep detaje për gjendjen e Valverdes
Klubi pritet ta monitorojë gjendjen e lojtarit gjatë ditëve në vijim, ndërsa rikthimi i tij në fushë do të varet nga ecuria e rikuperimit dhe rekomandimet e stafit mjekësor./lajmi.net/