BallinaSportReal Madrid denoncon Interin në UEFA për Modric

Real Madrid denoncon Interin në UEFA për Modric

Të ngjajshme

Te Real Madrid nuk e kanë marrë aspak mirë lajmin se Luka Modric kërkon të largohet, pas ofertës që skuadra e Inter i ka bërë mesfushorit kroat.

Sipas “El Mundo Deportivo”, skuadra “merengues” ka kërkuar ndihmën e UEFA-s për të ndalur largimin e kroatit.

Arsyeja është se paratë të cilat Interi do të përdorë për blerjen e Modric janë të paligjshme.

“Modric është i tentuar nga oferta e Interit dhe agjentët e tij kërkojnë që lojtari të transferohet në Itali sezonin tjetër, ashtu sikurse Jorge Mendes bëri me Cristiano Ronaldo. Oferta e Interit është 15 milionë të paguara që tani për huazimin dhe 20 milionë pas një viti. Një shumë e ulët për mesfushorin më të mirë në botë”, shkruan e përditshmja spanjolle, duke cituar burime nga klubi madrilene.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz