BallinaLajmeReagon zyra e kryeministrit për ikjen e ish-ushtarit të UÇK-së: I ke...

Reagon zyra e kryeministrit për ikjen e ish-ushtarit të UÇK-së: I ke dy pensione

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Në kohën kur shumë qytetarë po e lëshojnë vendin përmes rrugëve ilegale dhe atyre legale (me viza pune), një vendim të tillë e ka marrë edhe një ish-ushtar i UÇK-së, Shqiprim Lika. Lika ka thënë se vendin nuk e ka lëshuar në kohën e luftës por tani po ikën nga atdheu për shkak se i ka humbur shpresat se do të bëhet mirë. Por në një bisedë për Gazetën Express, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Gazmend Syla, thotë se Lika gëzon dy pensione.

Ish-ushtari i UÇK-së, Shqiprim Lika, gëzon dy pensione atë të invalidit dhe të TMK-së, thotë këshilltari i Haradinajt njëherit drejtori i zyrës së kategorive të dala nga lufta, Gazmend Syla.

“Ai e gëzon të drejtën e pensionit të invalidit të luftës. Minimalja e shkallës së invaliditetit është 225 euro, minimalja e pesnionit të TMK-së është 170 euro”, tha Syla për Gazetën Express.

Po ashtu i Lika ka edhe një banesë në Klinë të cilën ia ka dhënë Kuvendi Komunal. Madje ai së fundmi përveç rreth 400 eurove benificione nga shteti ishte punësuar edhe në një kompani private.

Paravësisht kësaj Lika ka vendosur ta lë Kosovën.

Megjithatë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se të rinjtë duhet të synojnë jetën në Kosovë dhe ta zhvillojnë vendin.

“Dëshira jonë është ta bëjmë Kosovën Gjermani dhe Austri dhe jo të rinjtë tanë të shkojnë në Gjermani dhe Austri”, është shprehur gjatë ditës së sotme Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz