Reagon sërish Grenell, i quan “Fake news” lajmet se po angazhohet për ndarjen e Kosovës
BILLI

Lexo edheWeber: Vendimi i Kurtit për taksën i njejtë me qëndrimin amerikan, s’e kuptoj pse s’i pëlqen Grenellit

Një reagim tjetër, shumë i ashpër ka ardhur nga i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell.
Ai me anë të një postimi në Twitter i ka quajtur lajme të rreme deklaratat se në takimin e Uashingtonit mes presidentit Thaçi dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq është diskutuar për ndarjen e Kosovës apo për shkëmbimin e territoreve.
“Lajm i rremë. Kjo nuk është diskutuar kurrë në prezencën time”, ka shkruajtur Grenell duke iu kundërpërgjigjur një deklarate të lektorit në Universitetin “John Hopkins”, Edward Joseph.

Lexo edheWeber: Vendimi i Kurtit për taksën i njejtë me qëndrimin amerikan, s’e kuptoj pse s’i pëlqen Grenellit
“Qëllimi i takimit në Uashingont të Ambasadorit Richard Grenell me Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë ishte të diskutonin një marrëveshje dy palëshe bazuar në parimin e ndarjes së Kosovës”, tha Joseph paraprakisht në një intervistë për Zërin e Amerikës.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1236300304750125058?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1236300304750125058&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Freagon-serish-grenell-i-quan-fake-news-lajmet-se-po-angazhohet-per-ndarjen-e-kosoves%2F