Ish kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar qytetarët e Kosovës, pas kalimit të Demarkacionit, transmeton Drenica Press.
Sami Lushtaku, përmes një postimi të tij në facebook thotë se:” Ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit shtetëror me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës, i hap rrugë institucioneve të BE-së që të procedojnë me tutje më qëllim të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen të BE-së.
Ky vendim i Kuvendit ndonëse i vonuar, është për tu përshëndetur dhe i hap rrugë institucioneve të Kosovës që të trajtojnë tema të tjera të rëndësisë nacionale, siç është transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës!
Urime Kosovë! SL”
