back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeReagon Policia e Kosovës ndaj publikimit të një shkrimi në disa mediume...

Reagon Policia e Kosovës ndaj publikimit të një shkrimi në disa mediume serbe

Të ngjajshme

Abelard Tahiri: Thirrja jonë është të ecim “Bashkë. Përpara.”

Abelard Tahiri ka reaguar sonte pas prezantimit të planit...

Zhegrova fillon nga minuta e parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova, titullar tek Juventus në ndeshjen e sotme...

Debat i fortë mes Fjollës dhe Shkurtës

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një debat i fortë...

Abdixhiku: Me gratë aktiviste zgjedhim shpresën — LDK-ja fuqizon rolin e grave në politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abdixhiku: LDK do ta rikthejë shpresën bashkë me gratë në ballë të ndryshimit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti sot një takim...

Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot (04.10.2019) në disa portale serbe, njëra ndër to ”kurir.rs”, me titullin IZDATO HITNO NAREĐENJE! SPECIJALCI ROSU UPADAJU NA SEVER KOSOVA: Hapse dvojicu srpskih mladića zbog ubistva Olivera Ivanovića! NOVI PRITISAK NA SRBE”, reagon ndaj këtij lajmi të pavërtetë dhe ju njofton se:

Shkrimet e tilla nga këto mediume se kinse për këtë rast të apostrofuar, në Veri të Mitrovicës do të dërgohet Njësia Speciale Operative e PK-së, janë tendencioze dhe aspak të drejta, kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve, duke dashur që përmes shkrimeve të tilla të orientojnë mesazhet e tyre politike, të ndjellin frikë tek qytetarët si dhe të tentojnë destabilizimin e asaj pjese të vendit.

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saj operacionale i bazon në procedurat e parapara ligjore, duke zbatuar me përpikëri dhe profesionalizëm të lartë detyrat dhe autorizimet policore bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme në funksion të luftimit të dukurive negative dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallime.

Vlen të theksohet se sa i përket procesit të zgjedhjeve, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale në nivel vendi, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, plan ky i cili parasheh krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

Andaj, Policia e Kosovës reagon fuqishëm ndaj këtij shkrimi të pavërtetë dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve të tilla, por t’iu referohen informacioneve zyrtare, si dhe njëherit të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës e cila do të kujdeset për garantimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në tërë vendin.

Policia e Kosovës po ashtu inkurajon gazetarët e këtyre mediumeve që para lansimit të informacioneve t’iu drejtohet kompetentëve, në këtë rast Policisë, për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informacioneve të sakta, në mënyrë të informimit të drejtë të opinionit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz