BallinaLajmeReagon PDK në Skenderaj: Policia në Skenderaj po shqipton dënime për takimet...

Reagon PDK në Skenderaj: Policia në Skenderaj po shqipton dënime për takimet tona, por jo për partitë tjera, këto janë standarde të dyfishta

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj ka reaguar pasi është hera e tretë sipas tyre që janë dënuar nga Policia e Kosovës për takimet me qytetarë, anipse këto takime po mbahen në ambiente të jashtme. Mirëpo sipas tyre Policia e Kosovës në Skenderaj nuk po shqipton dënime për partitë tjera politike në Skenderaj, të cilat po mbajnë takime në të njëjtën mënyrë. Sipas PDK-së këto janë standarde të dyfishta.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të degës së PDK-së në Skenderaj

Partia Demokratike e Kosovës
Dega në Skenderaj
Reagim
Dega e PDK-së në Skenderaj njofton opinionin publik se në të gjitha aktivitetet publike parazgjedhore është duke i respektuar masat për mbrojtje nga infeksioni me COVID-19.
Edhe pse interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë në takime është shumë i madh, ne kemi kërkuar dhe kemi aplikuar në vazhdimësi pjesëmarrje të kufizuar, duke respektuar distancën dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Për të shmangur rrezikun nga infeksioni të gjitha takimet po mbahen më ambient të hapur dhe duke ruajtur distancën e nevojshme.
Me gjithë këto veprime të ndërmarra, qasja e policisë me PDK-në në Skenderaj po manifestohet me standarde të dyfishta dhe selektive krahasuar me subjekte tjera politike.
I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera kompetente e të pavaruara të mos bien pre e presioneve politike, por të punojnë të pavarur në zbatimin e ligjit.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz