BallinaRegjionaleReagon PDK e Skenderaj: Komisionerët e Vetëvendosjes po mundohen ta dëmtojnë procesin...

Reagon PDK e Skenderaj: Komisionerët e Vetëvendosjes po mundohen ta dëmtojnë procesin zgjedhor

Të ngjajshme

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Ferizaji licensohet për garat evropiane për sezonin e ardhshëm

Ferizaji mori një lajm të madh para finales së...

Ka reaguar Shtabi zgjedhor i PDK-së në Skenderaj, ku sipas tyre “Vetëvendosje, përmes komisionerëve të saj po tenton ta dëmtojë procesin zgjedhor në Skenderaj

Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj, në orët e fundit ka vërejtur tendencën e komisionerëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta njollosur dhe pë ta dëmtuar procesin zgjedhor në Skenderaj.

Komisionetër dhe vëzhgesit e këtij subjekti duke parë rrjedhën demokratike të procesit zgjedhor dhe fitoren e madhe të PDK-së që po ndodh në Skenderaj, po tentojnë me përpjekje dëshpëruese të bllokojnë vendvotimet në Qendrën e Votimit në Vajnikë.

PDK në Skenderaj siguron se nuk do të lejohet që askush të bllokojë, të njollosë ose ta manipulojë rrjedhen e procesit zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve të Skenderajt”.

Dega e PDK-së në Skenderaj e informon publikun se procesi i votimit në Skenderaj po shkon shumë mirë dhe nuk është evidentuar asnjë problem në 35 Qendrat e Votimit. Dalja e qytetarëve të Skenderajt është e kënaqëshme. Në disa Qendrave të Votimit dalja deri në ora 14:00 ka arritur në mbi 35 %. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz