back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeReagon Lumezi: Provimin e jurisprudencës e kam në rregull, mund ta vërtetojë...

Reagon Lumezi: Provimin e jurisprudencës e kam në rregull, mund ta vërtetojë Gjykata

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka reaguar pas publikimit të hulumtimit në të cilin pretendohet se provimi i tij i jurisprudencës është i falsifikuar.

- Advertisement -

Lumezi ka thënë se pohimet se ai ka provim të falsifikuar të jurisprudencës mund t’i vërtetojë gjykata.

Ai ka prezantuar edhe një dokument si kopje e origjinalit të kopertinës së provimit, për të cilën thotë se mbahet në Ministrinë e Drejtësisë, ku sipas Lumezit gjendet dokumentacioni origjinal për vitet 1986 – 1992 e ku shihet edhe emri “Aleksandër Lumezi” dhe ku nuk ka asnjë ndërhyrje të asnjë lloji.

Ky është reagimi i plotë: 

Lidhur me lajmin e emetuar në ditarin e orës 19:00 dhe 23:00, të datës 24 tetor 2017 në KTV, me titull “Provimi i Jurisprudencës i Lumezit i manipuluar”, kërkoj nga KTV që ta publikoj këtë komunikatë me qëllim të informimit objektiv dhe të drejtë të opinionit publik.


Aleksandër Lumezi, provimin e jurisprudencës e ka dhënë para komisionit kompetent për dhënien e provimit të jurisprudencës të Kosovës me ç‘rast ka marrë edhe certifikatën për dhënien e këtij provimi më 25 prill 1991 me numër të protokollit, 02 nr.152-1-217/90, datë 06.05.1991.

Kjo certifikatë paraqet dokument zyrtar që shërben për të provuar faktin se provimin e jurisprudencës, Aleksander LUMEZI, e ka dhënë para komisionit kompetent dhe në kohën dhe vendin e cekur në këtë dokument. Certifikata është e pajisur me vulën adekuate dhe nënshkrimin e kryetarit të komisionit për dhënien e provimit në fjalë. Gjithashtu dhënia e provimit vërtetohet edhe nga libri origjinal për dhënien e provimit të jurisprudencës për vitet 1986-1992, i cili gjendet në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Ky prezumim i këtyre fakteve mund të rrëzohet vetëm me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Çdo kuazi, hulumtim i kujtdo qoftë nëpër arkiva me qëllime të ulëta, dashakeqëse dhe tendencioze të Enver Hasanit, dhe të përkrahësve të tij pikërisht në kohën kur ai u shpall zyrtarisht fajtor dhe u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale të caktuar, të kryer në kohën e ushtrimit të detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës, duan vetëm ta largojnë vëmendjen nga fakti dhe turpi skandaloz i veprimit të tij të falsifikimit të kontratës për përkthimin e librave universitar.

Përndryshe, është fakt notor se dosjen për dhënien e provimit të Jurisprudencës e ka përgatitur dhe dorëzuar në arkivë institucioni para të cilit kandidati e ka dhënë provimin, pa mundësinë e interferimit të kandidatit në fjalë, në këtë rast të Aleksander Lumezit.

Edhe vetë logjika e shëndosh tregon se interes për manipulimin me dosjen në arkiv qëndron, siç u tha, te personat të cilët duan të arrijnë qëllime të caktuara duke manipuluar opinionin publik.

Njëkohësisht konsideroj se me publikimin e kësaj komunikate, është ezauruar nga ana ime çdo debat tjetër rreth kësaj çështje.

Bashkëngjitur:
1.      Kopja e origjinalit të kopertinës që mbahet në Ministrinë e Drejtësisë ku gjenden dokumentacioni origjinal për vitet 1986 – 1992 e ku shihet edhe emri i Aleksandër Lumezit dhe ku nuk ka asnjë ndërhyrje të asnjë lloji;


2.      Faqja e fotokopjuar e librit si më lartë dhe e cila gjenden tek Ministria e Drejtësisë;


3.      Certifikata mbi dhënien e provimit të jurisprudencës, nr. 152-1-217/90 e datës 06.05.1991

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz