Gazeta Blic raportoi gjatë ditës së sotme për ekstradimin për në SHBA të Imer Shahinit, i cili dyshohet nga shteti amerikan për mashtrime milionëshe.
Lidhur me ekstradimin e Shahinit në Amerikë, ka reaguar ambasadori Philip Kosnett, i cili e ka konfirmuar këtë ekstradim.
Kossnet përmes një shkrimi në twitter ka thënë se është ekstraduar për herë të parë një i arratisur nga SHBA, pas marrëveshjes e Ekstradimit mes Kosovës dhe Amerikës.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, po ashtu ka thënë se “kur e bëjmë Sundimin e Ligjit një përparësi të përbashkët, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dy vendet janë më të sigurta”.
“Në qershor, Sh.B.A dhe Kosova finalizuan marrëveshjen e Ekstradimit. Sot e përdorëm për herë të parë te një i arratisur nga #Kosovo në Sh.B.A për gjykim. Kur e bëjmë Sundimin e Ligjit një përparësi të përbashkët, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dy vendet janë më të sigurta”, ka shkruar Philip Kosnett në Twitter.