BallinaLajmeReagon koordinatori i PSD-së, thotë se duhani nuk ishte i tyre

Reagon koordinatori i PSD-së, thotë se duhani nuk ishte i tyre

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Koordinatori i PSD-së, Naim Jakaj, ka reaguar ndaj publikimit  në media të disa  fotografive të  tij në një zyre brenda Kuvendit të Kosovës, ku shiheshin edhe cigare të shumta që ishin konsumuar brenda zyrës.

Një grumbull i cigareve të përfunduara, bashkë me shumë kuti të tjera janë mbi tavolinën ku ishte fotografuar Jakaj.

Por Jakaj përmes një reagimi dërguar mediave,  ka thënë se zyra ku ai po fotografohej për një ID, nuk ishte e PSD-së, por salla e zakonshme e mbledhjeve të komisioneve.

Ai madje ka thënë se nuk është fare konsumues i duhanit.

“Zyra ku është bërë kjo foto, nuk është e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Është zyrë e zakonshme e mbledhjeve të Kuvendit. Aty kam qenë duke bërë një foto për ID-në e re që do të na bëjë Administrata. Unë nuk mbaj përgjegjësi për sjelljen e personave të tjerë të autorizuar në kuvend për çështje të ndryshme. Unë as nuk e konsumoj duhanin personalisht e lëre më në ambientet e Kuvendit.” ka thënë Jakaj.

Ndërsa gjatë ditës atij i ishin bërë publike këto fotografi.

Por Jakaj në reagim zyrtar të tij ka dërguar fotografitë e plota të sallës ku ai thotë se po realizonte fotografitë.

Ndryshe Ligji për duhanin LIGJI NR. 02/L-36, neni 10, pika 10  është i precizuar në atë formë sa nuk lejon as prezencën e take-tukeve në hapësirat e publike. “Në vendet publike dhe në vendet e punës me pronësi private apo publike ku është e ndaluar pirja e duhanit nuk duhet të jenë të vendosura take-tuket”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz