BallinaSportReagon Federata e Maqedonisë pas ngjarjes së turpshme me futbollistin shqiptar

Reagon Federata e Maqedonisë pas ngjarjes së turpshme me futbollistin shqiptar

Të ngjajshme

​Italia në kërkim të trajnerit të ri, lajmërohet “shpëtimtari”

Trajneri italian, Roberto Mancini, besohet se është i bindur...

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga vetura vidhet çanta me armë dhe dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Arrestohet një grua në Podujevë, keqtrajtoi fëmijët

Një grua është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për...

E premte me mot të vranët dhe riga shiu në vend

Moti në vend të premten pritet të jetë kryesisht...

Pas lajmit të shëmtuar, të ndodhur në një restorant në Prilep, ku futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, u nxor jashtë, për shkak se kishte biseduar në gjuhën shqipe me familjarët e tij, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FFM, e ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes, viktimë e së cilës ishte futbollisti i përfaqësueses. Federata i ka bërë thirrje publike institucioneve përkatëse që të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarjen e pahijshme, transmeton Panorama Sport.

Reagimi I FFM-së:

Federata e futbollit të Maqedonisë gjykon ashpër gjuhën e urrejtjes viktimë e së cilës së fundmi ishte reprezentuesi dhe ambasadori ynë, Ezgjan Alioski.

Ne si federatë dhe institucion me përgjegjësi sociale dhe që angazhohemi për zhvillimin e vlerave pozitive në shoqëri, gjithmonë do të mbajmë anën e trajtimit të duhur dhe respektit për të gjithë, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare, nacionale apo racore!

Të gjithë reprezentuesit të cilët me krenari mbajnë fanellën e ekipit përfaqësues janë ambasadorët tanë më të mëdhenj dhe meritojnë respekt maksimal!

Duke gjykuar ashpër ngjarjen e sotme në Prilep, apelojmë se “Urrejtja nuk luan në terrenin tonë”! Ta largojmë atë edhe nga rrethi ynë!

FFM bën thirrje publike deri te institucionet përkatëse të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarje të këtilla të pahijshme, me qëllim që të njejtat asnjëherë mos të përsëriten.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz