back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeReagon edhe UEFA pas fitores së Kosovës

Reagon edhe UEFA pas fitores së Kosovës

Të ngjajshme

Zelensky: Zbutja e sanksioneve ndaj naftës ruse nuk ndihmon në përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar vendimin e administratës...

Osmani pret në takim ambasadorin italian, diskutohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

13 të burgosur në Smrekonicë rehabilitohen për menaxhim të zemërimit

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë kanë përfunduar me sukses...

Gazetari nga Shqipëria “e djersit” ministren serbe në Beograd me pyetjen për Kosovën

Sapo ka përfunduar takimi i dytë i pjesëmarrësve ndërkombëtarë...

Faqja zyrtare e Kampionatit Evropian 2020 të UEFA-s në rrjetin social Twitter e lavdëroi ekipin kombëtar të Kosovës për ecurinë prej 15 ndeshjeve pa disfatë, të cilën e vazhdoi sot në “Fadil Vokrri”.

Ekipi kombëtar i Kosovës arriti të sigurojë fitore të rëndësishme, me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.

“Kosova, kombëtarja në formë. FFFFBFFBFFBBBFF”, shkruan UEFA EURO 2020.

UEFA EURO 2020

@UEFAEURO

?? Kosovo: the in-form nation! ???

? WWWWDWWDWWDDDWW ?

View image on Twitter
154 people are talking about this

Anglia radhitet e dyta në Grupin A, pas Kosovës, megjithatë xhiron e kësaj ndeshjeje anglezët po e zhvillojnë për momentin kundër Bullgarisë.

Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.

Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz