BallinaLajmeReagon drenicasi i shkarkuar nga Rikalo, më kërkoi fonde për gruan e...

Reagon drenicasi i shkarkuar nga Rikalo, më kërkoi fonde për gruan e tij

Të ngjajshme

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Selvija e kujton Shpatin me fjalë prekëse para Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, një mesazh i...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër...

Elhami Hajdari  ka vazhduar me punën në zyrën e tij si kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Ai doli në punë edhe pse ka dy ditë, që ministri Nenad Rikallo, e ka suspenduar nga detyra.

Hajdari konsideron që vendimi i Rikalos nuk ka asnjë bazë ligjore.

Përmes një e-mail, kryeshefi i AZHB’së tha se kjo e gjitha është konflikt interesi.

Në vendimin e marrë nga ministri i Bujqësisë, thuhet që Elhami Hajdari është i akuzuar për veprën penale kanosje. E për këtë T7 ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Këta të fundit e mohojnë se kryeshefi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë është duke u hetuar.

Gjithashtu, Hajdari e hedhë poshtë edhe arsyen e dytë të ministrit Rikalo. Ai thotë se ka raporte që e dëshmojnë punën dhe bashkëpunimin e tij me ministrinë.

E me këtë ai thotë që ministri i ka bërë presion atij për të paguar 400.000 euro për projektin e kompanisë Extra Frut Filings, marrëveshje me të cilën ka kompania e udhëhequr nga gruaja e ministrit.

Ndërkohë që, Hajdari thotë se ky nuk është i vetmi keqpërdorim që ka bërë Nenad Rikalo. Ai thotë se ka edhe tendenca për favorizime dhe keqpërdorime të tjera me vlera milionëshe.

Ndërsa, T7 ka kontaktuar edhe kabinetin e Ministrit të Bujqësisë, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje duke kërkuar nga televizioni që pyetjet drejtuar atyre t’u dërgohen në gjuhën serbe.

Ata më pas kanë refuzuar t’u përgjigjen pyetjeve dërguar në gjuhën angleze.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz