BallinaRegjionaleReagon Bekim Haxhiu, thotë se dikujt i pengoi përkrahja që i dha...

Reagon Bekim Haxhiu, thotë se dikujt i pengoi përkrahja që i dha Bekim Jasharit

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar sot pas vendimit të degës së PDK-së në Skenderaj që ai bashkë me disa anëtarë tjerë të përjashtohen.

Haxhiu thotë se vendimin e marrë nga Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së Skenderaj nuk e njeh, pasi që partia është në proces zgjedhor.

“Nëse dikujt i ka penguar rreshtimi im në përkrahje të djalit të Heroit Hamëz Jashari, është çështje e tyre! Për mua kandidimi i Bekim (Hamëz) Jasharit për Kryetar të Komunës se Skënderajt, ka qenë nderi me i madh që iu është bërë qytetarëve të Skenderajt dhe për mua ishte privilegj angazhimi politik në përkrahje të tij”, thotë Kamishi.

Reagimi i plotë:

Të nderuara Struktura të PDK-së në Skënderaj,

Të nderuar bashkëpartiakë,

Të nderuar votues dhe simpatizantë të PDK-së,

Lidhur me gjoja “vendimin” për shkarkimin tim nga pozita e Nënkryetarit të Degës se PDK në Skënderaj, e shoh të arsyeshme të sqaroj edhe njëherë se unë vazhdoj të jem Deputet dhe anëtar i Grupit Parlamentar të PDK-së, anëtarë i Këshillit Drejtues të PDK-së, anëtarë i kryesisë dhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj.

Pasi tashmë e dimë secili nga Ne se PDK ka shpallur zgjedhjet e brendshme dhe strukturat aktuale e kanë për detyre vetëm të përcjellin këto zgjedhje, duke filluar nga Seksionet e deri tek përzgjedhja e delegateve për Konventën e Partisë, andaj vendimet e grupacioneve të caktuara për “përjashtime”, “shkarkime” nuk kanë kurfarë efekti juridik. Të gjithë jemi në proces të ri zgjedhor në PDK dhe pozicionet tona në strukturën e PDK-së do t’i përcaktoj votuesi ynë.

Çdo mbledhje tjetër e thirrur me nguti dhe pa njoftim paraprak, pa ditur as rendin e ditës, është mbledhje vetëm e individëve të caktuar dhe assesi e Kryesisë se Degës, dhe është në kundërshtim të plot me dispozitat e Statutit dhe Aktet tjera të partisë. PDK është organizim politik dhe partiak vullnetar dhe ka Aktet e saj të organizimit mbi bazën e të cilave vepron, me synim bashkëpunimin me njëri tjetrin dhe subjektet tjera në interes të qytetarëve. Andaj, askush nuk mund ta shkarkojë e as përjashtojë askënd, aq me shumë kur nuk ka asnjë arsye dhe asnjë bazë. E mbi të gjitha, kur je deputeti me votuar për tri mandate radhazi, je anëtar i organit me të lartë të Partisë (anëtar i KD në qendër) , GP tè PDK-së dhe pjesë e çdo organizmi dhe përfaqësimi të Partisë.

Deklarimet nëpër media për gjoja “përçarjen” e degës janë ‘non sens’ i llojit të vet. Si mund të “akuzohen” asamblistët se kanë votuar pa vullnetin e degës Kryesuesen e Kuvendit Komunal, kur ata kanë votuar pikërisht asamblistën me të votuar të PDK-së !?

Nëse dikujt i ka penguar rreshtimi im në përkrahje të djalit të Heroit Hamëz Jashari, është çështje e tyre! Për mua kandidimi i Bekim (Hamëz) Jasharit për Kryetar të Komunës se Skënderajt, ka qenë nderi me i madh që iu është bërë qytetarëve të Skënderajt dhe për mua ishte privilegj angazhimi politik në përkrahje të tij.

Nëse dikujt i ka penguar se ata asamblistë të PDK i janë ofruar për përkrahje Bekim Jasharit, me synim zhvillimin e Skenderajt, prapë është punë dhe mbetet në ndërgjegjen e tyre. Përkundrazi unë mendoj, ashtu siç ka të drejtë djali apo vajza e dikujt të kandidoj dhe behët deputet apo asamblist, edhe ata të rinjë si Fatbardha, Iliri, Dritoni, Fatlumja e të tjerë, kanë të drejtë të japin mendimet dhe qëndrimet politike, andaj “përjashtimin” e tyre mund ta bëjnë vetëm qytetarët me votën e tyre. Askush nuk mundet të “përjashtoj” njerzit me vlera të larta kombëtare, sië janë: Sami Oruqi, Musa Fazliu dhe Azem Gashi, të cilët edhe janë kryetarë të Nëndegëve të PDK-së të zgjedhur me votë të lirë.

Poashtu dua të theksoj, se nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë personale dhe se bashkëpunimi im me Kryetarin e Degës z. Lushtaku nuk ka munguar kurrë, e kam ndihmuar sa herë që ka pas nevojë, edhe kur ka pas probleme shëndetësore, etj.

Unë kam respektuar në plotni hierarkinë e Partisë si në degë, ashtu edhe në qendër. Njëkohësisht gjithë strukturat dhe votuesit e PDK-s e dinë se në zgjedhjet e fundit kam përkrahur dhe lobuar publikisht për djalin e Samiut, tash kolegun Mërgim Lushtaku.

Ne kemi luftuar për Liri dhe Demokraci, falë Zotit ja kemi dalë dhe sot në Demokraci ka rregulla dhe duhet respektuar mendimet e vendimet e secilit, për ndryshe rrëshqasim drejtë autokracisë dhe humbet kuptimi i lirisë politike.

“Vendimi” i z. Lushtaku ishte nga mllefi, inati dhe nxitja e disa njerëzve përkrahë tij, të cilët në mungesë të autoritetit personal fshihen prapa figurës se tij. Servilët e tillë i bëjnë dëme atij dhe Partisë, duke e menduar atë si “BABA” të partisë.

Ndihem krenar që për tri mandate si deputet me iniciativën dhe me mbështetje financiare kam ndërtuar 7 shtëpi për njerëzit me nevojë, kam dhanë 50 bursa për studentë dhe kam ndihmuar çdo qytetarë që kudo që kam pas mundësi. Puna ime vlerësohet nga e gjithë anëtarësia e PDK-së, jo veç në Skënderaj por në mbarë vendin!

Zgjedhjet në parti janë të hapura dhe të lira, secili ka të drejtë të zgjedh dhe të zgjidhet, por duke respektuar vullnetin e anëtarësisë dhe procedurat demokratike. Gara fitohet me vota dhe lobim, jo me intriga dhe linçim!!!

Unë do vazhdojë të mbes besnik i votueseve të PDK-së dhe na prifë e mbara në zgjedhjet e brendshme!

I juaji,

Bekim Haxhiu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz