Reagon Bayerni, kjo është gjendja e Kompany

Bayern Munich ka publikuar një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të trajnerit Vincent Kompany, i cili u rrëzua gjatë një seance stërvitore të ekipit rezervë të klubit.
Përmes një komunikate, klubi bavarez bëri të ditur se tekniku belg po i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara në spital dhe do të vazhdojë të qëndrojë nën kujdesin mjekësor, shkruan Indeksonline.
Kompany ishte duke përcjellë stërvitjen e ekipit të dytë të Bayernit kur pati incidentin, ndërsa stafi mjekësor ndërhyri për t’i ofruar ndihmën e nevojshme.

Lexo edheKompany pëson kolaps gjatë stërvitjes, trajneri i gjermanëve dërgohet menjëherë në spital
Anëtari i bordit drejtues të Bayernit për sport, Max Eberl, theksoi se shëndeti i trajnerit është përparësia kryesore e klubit, duke shtuar se ai do të marrë gjithë kujdesin e nevojshëm dhe kohën që i duhet për t’u rikuperuar.
Ndërkohë, deri në një njoftim të radhës, stafi i tij teknik do të marrë përsipër drejtimin e stërvitjeve dhe të aktiviteteve të skuadrës në ndeshje. Bayerni i ka uruar Kompanyt shërim sa më të shpejtë. /IndeksOnline/














