BallinaLajmeReagon anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së: Nëse vërtetohet manipulimi në...

Reagon anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së: Nëse vërtetohet manipulimi në Mitrovicë, unë s’votoj për certifikim të rezultateve

Të ngjajshme

Ky televizion do ta transmetoj ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Kosova sonte do të zhvilloj një ga ndeshjet historike. ”Dardanët”...

Rashfordi tërheq interes nga gjigantët italianë dhe francezë

Gjigandi italian, Milan, është duke monitoruar gjendjen e lojtarit...

Kosova mori pjesë në Samitin inaugurues të Koalicionit global “Fostering the Future Together”

Kosova mori pjesë në Samitin inaugurues të Koalicionit global...

Gjini: AAK nuk ka votë për kandidatët e ditur për president, procesi po çon drejt zgjedhjeve nacionale

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini,...

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi ka reaguar në lidhje me dyshimet për “trenin bullgar” në Mitrovicë dhe parregullsitë që u raportuan në numërimin e votave.

Gashi tha se ky është një alarm serioz për demokracinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Dyshimet për “trenin bullgar” në Mitrovicë janë alarm serioz për demokracinë dhe integritetin e procesit zgjedhor. Këto çështje nuk mund të trajtohen vetëm si raste penale, sepse problemi është shumë më i thellë, është politik, institucional dhe lidhet drejtpërdrejt me besimin e qytetarëve në votë. Cënimi i vullnetit të qytetarëve nuk mund të përfundojë vetëm në rrafshin e një vepre penale”,tha Gashi, transmeton lajmi.net.

Ai deklaroi se nëse organet e drejtësisë vërtetojnë se është manipuluar vullneti i qytetarëve të Mitrovicës,  si anëtar i KQZ-së, nuk do të votoj dhe as nuk do të certifikoj rezultatin zgjedhor në këtë komunë.

“Askush nuk ka të drejtë të përvetësojë zërin e qytetarëve për interesa të ngushta politike.Kodimi i fletvotimit për çdo vendvotim ka pasur një qëllim të qartë dhe të drejtë: të ndalojë manipulimet, të prishë “shinat e trenit bullgar” dhe të mbrojë integritetin e votës.Prandaj, kërkoj hetim të plotë, të paanshëm dhe vendim të drejtë për votuesit e Republikës së Kosovës. Demokracia nuk mund të mbijetojë mbi mashtrime dhe manipulime, ajo mbrohet vetëm me të vërtetën dhe drejtësinë”,deklaroi ai.

Ndryshe pak më parë, kryetari aktual i Skenderaj, Fadil Nura pati një reagim të ashpër ndaj Ilir Gashit dhe anëtarit tjetër të KQZ-së nga radhët e PDK-së.

Ai tha se mos-reagimi i tyre ishte për keqardhje. Po ashtu Nura kërkoi nga Memli Krasniqi, si kryetar i partisë që t’i lirojë të dy nga detyra./Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz