Reagojnë nga Qeveria e Serbisë: Po tentohet pushimi i veriut, kemi informuar Brukselin
BILLI

Lexo edheMomenti kur serbët në Veri e gjuajnë me gurë autoblindin e Policisë

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, ku situata është tensionuar pas aksionit kundër kontrabandës të Policisë së Kosovës.
Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë aksioni i sotëm i policisë së Kosovës është tjetër provokim i kryeministrit Albin Kurti, para zgjedhjeve lokale, derisa shtoi se për këtë e ka informuar edhe Miroslav Lajçakun.
“Ndërsa ne po zgjidhim gjithçka përmes dialogut, ju keni Kurtin dhe të tjerët që po i zgjidhin gjërat përmes krizave për të pushtuar veriun e Kosovës, që është obsesioni i tyre. Ata po përpiqen të kriminalizojnë veriun”, ka thënë Petkoviq për Tanjugun serb.

Lexo edheMomenti kur serbët në Veri e gjuajnë me gurë autoblindin e Policisë
Pas ndërmarrjes së aksionit qindra serbë lokalë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës të cilët edhe kanë sulmuar policinë e Kosovës me grushte duke kundërshtuar aksionin. /Reporteri.net