Reagimi i shpejtë i policisë, ua pamundëson hajnave të vjedhin një traktor
BILLI

Lexo edheDjali që humbi dje tre anëtarët e familjes në Dardani flet pas tragjedisë

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur ta gjejnë traktorin e tipit ‘DAF’, kurse personat e dyshuar kishin ikur nga vendi i ngjarjes. Pas një kohe përmes telefonit ka telefonuar Policinë viktima m/k/serb, ku sipas tij iu është vjedhur traktori në fshatin Videjë- Klinë.
Lidhur më këtë rast janë angazhuar njësitet përkatëse të Policisë për të marrë masat e nevojshme adekuate dhe për këtë është informuar Prokurori i Shtetit, ndërsa traktori i është kthyer pronarit.
Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë janë duke punuar intensivisht për të arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë kryerësin apo kryerësit e veprës së cekur më lart.

Lexo edheDjali që humbi dje tre anëtarët e familjes në Dardani flet pas tragjedisë