back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaSportReagim i ashpër i Burnley-t pas abuzimit racist ndaj Hannibal Mejbri

Reagim i ashpër i Burnley-t pas abuzimit racist ndaj Hannibal Mejbri

Të ngjajshme

Klubi i Burnley-t ka dënuar ashpër abuzimin racist të drejtuar ndaj mesfushorit Hannibal Mejbri pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Chelsea-t në Premier League.

Futbollisti 23-vjeçar, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes, publikoi në rrjetet sociale një mesazh fyes që kishte marrë, duke kërkuar më shumë edukim dhe ndërgjegjësim.

Në një deklaratë zyrtare, Burnley theksoi se klubi është i tronditur nga sulmet raciste online dhe nënvizoi se nuk ka vend për racizëm në shoqëri.

Drejtuesit e klubit bënë të ditur se rasti është raportuar te kompania mëmë e Instagramit, Meta Platforms, si dhe pritet bashkëpunim me autoritetet dhe Premier League-n për të identifikuar personin përgjegjës. Klubi siguroi gjithashtu mbështetje të plotë për lojtarin, duke theksuar se ndjek një politikë me zero tolerancë ndaj çdo forme diskriminimi.

Ky nuk është rasti i parë kur Mejbri përballet me racizëm. Sezonin e kaluar, kur Burnley militonte në Championship, ai ishte viktimë e një incidenti të ngjashëm në fushë, për të cilin lojtari i Preston North End, Milutin Osmajic, u pezullua me nëntë ndeshje dhe u gjobit nga ‘The Football Association’.

Rasti vjen pak ditë pas një incidenti tjetër të bujshëm në Evropë, ku ‘ylli’ i Real Madridit, Vinícius Júnior, raportoi ofendime raciste gjatë një ndeshjeje kundër Benfica-s, duke rikthyer në vëmendje problemin e vazhdueshëm të racizmit në futboll.

Të Fundit

Sport

ShowBiz