BallinaBotëRaundi i dytë i negociatave SHBA-Iran, JD Vance do të udhëheqë ekipin...

Raundi i dytë i negociatave SHBA-Iran, JD Vance do të udhëheqë ekipin amerikan, takimi i radhës në Pakistan

Të ngjajshme

Trump: Irani ka shkelur seriozisht armëpushimin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani...

Gruaja e Mirit reagon pas finales: Me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur, komentet më kanë prekur

Në një intervistë, bashkëshortja së Mirit, finalistit të Big...

Në 27-vjetorin e rënies, Haxhiu vlerëson Sali Çekajn si strateg dhe hero të lirisë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, do të udhëheqë delegacionin amerikan në raundin e dytë të negociatave me Iranin, që pritet të zhvillohen në Pakistan.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, ndërsa konfirmimi vjen menjëherë pas deklaratës së presidentit Donald Trump për vijimin e bisedimeve.

Negociatorët pritet të mbërrijnë në Pakistan gjatë ditës së nesërme, në përpjekje për të arritur një marrëveshje pas raundit të parë, i cili përfundoi pa sukses.

Sipas raportimeve, Vance kishte udhëhequr edhe bisedimet e para, me kërkesë të vetë përfaqësuesve të Teheranit, të cilët e konsiderojnë atë një figurë me qëndrime më pak konfrontuese dhe më pranë qasjes anti-luftë.

Raundi i dytë i negociatave shihet si një moment kyç për uljen e tensioneve mes dy vendeve, në një kohë kur situata në rajon mbetet e delikate.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz