BallinaLajme“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit:...

“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit: Qëlluan ndaj anijeve në Hormuz

Të ngjajshme

Vajzat dardane ngjiten në Ligën A pas suksesit në Lituani

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ka arritur një...

Zelensky dënon zgjatjen e heqjes së sanksioneve të ShBA-së ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dënuar një vendim...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, pas incidenteve të fundit në Ngushtica e Hormuzit.

Në një tjetër reagim në platformën Truth Social, Trump deklaron se Teherani “vendosi të hapë zjarr dje”, duke e cilësuar këtë si një shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes mes palëve.

Sipas tij, të shtënat ishin drejtuar ndaj një anijeje franceze dhe një anijeje tregtare nga Mbretëria e Bashkuar. “Nuk ishte diçka e bukur, apo jo?”, shkruan Trump, duke ironizuar situatën.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilëson gjithashtu si “të çuditshëm” vendimin e Iranit për të mbyllur ngushticën, ndërsa pretendon se bllokada amerikane e kishte bërë tashmë të pamundur kalimin detar. Ai shton se Irani po humbet deri në 500 milionë dollarë në ditë nga kjo situatë, ndërsa sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk pësojnë asnjë dëm.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se janë vetë Shtetet e Bashkuara që kanë shkelur kushtet e armëpushimit përmes vendosjes së një bllokade detare ndaj porteve iraniane./TCH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz