BallinaLajmeNë 27-vjetorin e rënies, Haxhiu vlerëson Sali Çekajn si strateg dhe hero...

Në 27-vjetorin e rënies, Haxhiu vlerëson Sali Çekajn si strateg dhe hero të lirisë

Të ngjajshme

Abdixhiku përkujton Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies: Ra për të mos vdekur kurrë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Derbi i Merseyside, këto janë formacionet zyrtare

Na ndajnë edhe një orë nga fillimi i derbit...

Haxhiu: Partitë t’i përgjigjen ftesave të Kurtit, vendit nuk i duhen zgjedhjet e reja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë...

Lojtari i Mallorcës bëhet “kosovar”, vesh fanellën dardane

Ylli jonë, Vedat Muriqi po shkëlqen së fundmi në...

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore të organizuar me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe 27-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Ngjarja është mbajtur nën patronatin e u.d. Presidentes, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Shqipes 2026”.

Në fjalën e saj, Haxhiu theksoi rolin historik të Sali Çekajt në përpjekjet për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe që, sipas saj, nuk priti ndryshimin e rrethanave, por mori përgjegjësinë për t’i ndryshuar ato.

Ajo kujtoi se Çekaj, i lindur në Broliq dhe i formuar si jurist e gjyqtar, zgjodhi rrugën e sakrificës përballë represionit të regjimit serb, duke u angazhuar herët për organizimin dhe forcimin e rezistencës.

Sipas saj, që nga vitet e hershme të viteve ’90, ai ishte pjesë e përpjekjeve për liri, së bashku me figura të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kontribuar në organizimin, mobilizimin dhe mbështetjen e luftës.

Haxhiu theksoi se këto përgatitje kulmuan në Betejën e Koshares në prill të vitit 1999, ku luftëtarët e UÇK-së ndërmorën një nga aktet më të rëndësishme të luftës – thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Ajo vlerësoi se, ndonëse përballja ishte e pabarabartë, vendosmëria dhe ideali për liri i luftëtarëve të UÇK-së bënë diferencën në terren.

Në këtë betejë, më 19 prill 1999, ra heroikisht edhe Sali Çekaj, të cilin Haxhiu e përshkroi si komandant dhe strateg të përkushtuar, që i shërbeu atdheut në çdo etapë të luftës.

Në fund të fjalës së saj, ajo theksoi se figura e Çekajt mbetet simbol i bashkimit dhe sakrificës për liri.

“Sali Çekaj jetoi dhe ra për të na bashkuar ne që na ndanë me dhunë, duke e kthyer kufirin në kujtim dhe emrin e tij në detyrim të përhershëm për liri”, u shpreh Haxhiu. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz