Nata e 28 janarit u kthye në tragjedi në Zhur të Prizrenit, ku pas një shpërthimi me bombë, polici Sami Thaqi mbeti i vdekur, ndërsa polici tjetër Artur Mrasori u lëndua rënd, gjithashtu edhe një djalë 9 vjeç mbeti i plagosur. E gjithë kjo skemë me bomba ishte skenuar nga Iron Badalli, një person shumë i njohur për policinë për vepra kriminale, si dhunë, armëmbajtje pa leje, etj, shkruan Gazeta Metro.
Metro mëson, se e tërë kjo skemë krimi ishte oraganizuar për vëllezërit e gruas më të cilët nuk i kishte raportet e mira. Plani ishte që kur të vini atë në Zhur te motra e tyre, (gruaja e Iron Badallit), të shpëthente bomba dhe t’i vriste, por ndërhyrja e policisë bëri që polici Sami Thaqi të vdes në vend, dhe Artur Mrasori të pësojë lëndime të rënda në sy, gjithashtu edhe djali i Iron Badallit.
Gjithashtu, Metro mëson se rastin në polici e ka lajmëruar vajza 7 vjeçare e çiftit Badalli pasi ka mësuar për planin e babait për vrasjen e dajëve të saj. Në kohën kur po planifikohej të ndodhte e gjithë kjo, në shtëpi nuk do të ishin as gruaja, e as vetë Iran Badalli.
Në shtëpi atë natë, kur erdhi policia pas raportimit të vajzës 7 vjeçe, ndodheshin vetëm ajo dhe vëllau i saj 9 vjeçar.
Fatkeqësisht, nga ky shpërthim mbeti i lënduar edhe djali 9 vjeçar i familjes Badalli nga Zhuri, i cili aktualisht është duke marr ndihmë në spitalin e Prizrenit.
Iron Badalli, emër i njohur për Policinë e Kosovës ka një histori kriminale për vepra të rënda penale, ai akuzohet për vjedhje, për rrahje, përdorim të dhunës, mbajtje të armëve ilegale dhe disa veprave të tjera kriminale.
Njoftohet se ai është i dënuar për vjedhje të rëndë, madje është denoncuar nga familjarët për dhunë në familje. Siç bëhet e ditur, vetëm para gjashtë muajsh, një familjare e tij ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata ndaj Badallit.
Iron Badalli ka aktakuzë për vepra penale që lidhen me dhunë në familje dhe tri raste të tjera për vjedhje të shërbimeve komunale. Ndër lëndët e tjera aktive të Badallit janë edhe ato ‘vjedhje e pyllit’, ‘vjedhje të rënda’ e ‘vjedhje në bashkëkryerje’ e ‘kërcënim’.
Kujtojmë, që mbrëmë polici Artur Mrasori, polici i Kosovës, i cili ka mbetur i lënduar nga shpërthimi në Zhur të Prizrenit, është operuar me sukses në Turqi, ndërsa djali i çiftit Badalli është jashtë rrezikut për jetë./gazetametro.net