back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeRreziku nga koronavirusi: Produktet kineze janë ndaluar të hyjnë në Kosovë

Rreziku nga koronavirusi: Produktet kineze janë ndaluar të hyjnë në Kosovë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kosova është mobilizuar pas përhapjes së koronavirusit në Kinë dhe një shumë vende tjera të botës.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se Kosova nuk importon nga Kina ushqime pos produkteve ushqimore për bletë, e të cilat thotë se i kanë ndaluar posa është njoftuar për shfaqjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Ai ka deklaruar se Kosova ka marrë masat për të bllokuar produktet e dyshimta nga Kina, por, sipas tij, nuk mund të shkohet me veprime tjera para shteteve të rajonit.

Thaçi ka thënë në RTV Dukagjini se edhe Ministria e Punëve të Jashtme ka rekomanduar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kinës, për të evituar ndonjë bartje të virusit.

Zëdhënësi i AUV’së ka thënë se nuk është mirë që të mendohet vetëm në kapacitetet spitalore që ka Kosova, por më mirë është të merren masa preventive që ky virus të mos depërtoj në Kosovë.

“Ne i kemi të vendosur inspektorët në kufi. Nëse merren masat ne mund të veprojmë brenda minutës për të bllokuar produkte të caktuara”, është shprehur ai.

Thaçi ka thënë se AUV’ja ka kapacitete që nëse zbulohet kafsha që përcjell virusin ata mund të vizitojnë fermat dhe të marrin mostra për të bërë analiza, përcjell Telegrafi.

Thaçi ka deklaruar se Kina është treguar fer kur ka lajmëruar menjëherë paraqitjen e këtij virusi, pasi që, sipas tij, ka shtete që fshehin për një kohë të gjatë paraqitjen e ndonjë virusi për të evituar pasojat propagandistike ndaj atij shteti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz