back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRasti “Llaban”, Kushtetuesja: Punon në Gjykatë nga viti 2011, kërkesat i trajtojmë...

Rasti “Llaban”, Kushtetuesja: Punon në Gjykatë nga viti 2011, kërkesat i trajtojmë me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm

Të ngjajshme

ZYRTARE: Ardon Jashari nënshkruan me Milanin

Tashmë është zyrtare. Ardon Jashari është futbollisti më i...

Të shtëna me armë zjarri në Shkup, plagoset një person

Më 06.08.2025 rreth orës 01:10 në SPB Shkup, Qendra...

Gjykata Kushtetuese, në faqen e saj në Facebook, ka lëshuar një sqarim sa i përket tërheqjes së lëndës nga presidentja Osmani, e cila si arsye përmendi caktimin e gjyqtarit Radomir Llaban në cështjen e ngritur nga ajo. Ajo tha se Llaban është rrezik për sigurinë kombëtare.

Kushtetuesja ka thënë se ndarja e lëndëve për shqyrtim bëhet në bazë të rregullave të qarta procedurale dhe vendimet e saj i merr në përbërje të plotë.

“Bazuar në nenin 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese trajton të gjitha çështjet e dorëzuara në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara. Ndarja e lëndëve për shqyrtim tek gjyqtarët raportues dhe kolegjet shqyrtuese në Gjykatën Kushtetuese bëhet në bazë të rregullave të qarta procedurale, të cilat kjo Gjykatë i respekton me përpikëri. Gjykata Kushtetuese, si organ kolegjial, vendimet e saj i merr në përbërje të plotë. Në këtë kontekst, është e drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara, të cilat Gjykata Kushtetuese i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës.”

Gjykata thotë se Llaban është i punësuar në këtë institucion që nga viti 2011 dhe se nga 9 gushti i vitit 2018 ushtron detyrën e gjyqtarit pasi i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore.

“Sa u përket çështjeve të ngritura përkitazi me Gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban, siç jeni të informuar, i njëjti ka qenë i punësuar në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2011, në pozitën e Këshilltarit juridik, dhe që nga data 9 gusht 2018 ushtron funksionin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, për propozimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë.”

Tutje thuhet se Gjykata Kushtetuese i trajton të gjitha kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm.

“Gjykata Kushtetuese si autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës, në përputhje me përgjegjësitë dhe mandatin e saj, i trajton të gjitha kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”

- Advertisement -

Të Fundit