BallinaLajmeRasti i Lepencit, policia jep detaje shtesë se çka u gjet sot

Rasti i Lepencit, policia jep detaje shtesë se çka u gjet sot

Të ngjajshme

Izraeli nuk planifikon bisedime me Libanin?

Izraeli thotë se nuk planifikon të zhvillojë bisedime të...

MKRS aprovon projektin e ndërhyrjeve në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Pas një viti ndërprerje, Komuna e Prishtinës ka rifilluar...

Nesër në lagjen Dardania ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për...

Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë

Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të...

Organe të brendshme shtazore dyshohet se janë gjetur në Lepenc, në vendin ku sot u kërkua trupi i policit Armend Trena.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

“Rreth orës 17:30 jemi njoftuar se janë gjetur disa mbetje- organe të brendshme saktësisht mushkri. Kemi njoftuar mjekësinë ligjore dhe sipas mjekut në vendin e ngjarjes dyshohet se janë mbetje shtazore”, tha Gashi.

Ai tregoi se kërkimet për trupin e policit do të vazhdojnë edhe nesër.

“Nesër konfirmohet edhe zyrtarisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në lidhje me këtë rast. Për sonte është duke punuar vetem bageri, kërkimet do të vazhdojnë prapë nesër”, tha Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz