BallinaLajmeRasti Banjska, Koci: Nuk ka aktgjykim që ia kthen Afrim Bunjakun familjes...

Rasti Banjska, Koci: Nuk ka aktgjykim që ia kthen Afrim Bunjakun familjes dhe Kosovës

Të ngjajshme

Të mërkurën është mbajtur seanca dëgjimore përfundimtare në rastin Banjska.

Prokurori i çështjes i kërkoi trupit gjykues burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit të përfshirë në sulmin terrorist, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Avokati i familjes së Afrim Bunjakut, Arianit Koci në  “Info Magazine” tha se Prokuroria Speciale ka punuar jashtëzakonisht shumë për rastin duke potencuar që provat ishin të shumta.

“Nuk ka aktgjykim që ia kthen Afrim Bunjakun familjes dhe Kosovës. Pra, nuk ka vendim apo aktgjykim që mundet këtë humbje të madhe për familen me kthy. Sidoqoftë, është një satisfaksion edhe për ne edhe për familjen, burgimi i përjetshëm. Jam shumë komod dhe ndihem mirë profesionalisht, që të akuzuarve i janë mundësuar të gjitha të drejtat procedurale. Në fund vendimi duhet të jetë i prerë, burgim i përjetshëm. Pra, shtetet demokratike edhe të akuzuarit ia japin të gjitha të drejtat që i takojnë, por në fund nuk munden me i ikë dënimit. Prova ka pasur aq shumë dhe Prokuroria Speciale ka punuar jashtëzakonisht shumë”, tha Koci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz