BallinaLajmeShpejt e shpejt, Kryeministria furnizohet me goma

Shpejt e shpejt, Kryeministria furnizohet me goma

Të ngjajshme

Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë për furnizim me goma për vetura, në kuadër të një aktiviteti të prokurimit publik të zhvilluar në këto ditë.

Sipas aktivitetit të prokurimit kontrata është realizuar përmes procedurës së vlerës minimale, ndërsa kriter për dhënien e saj ka qenë çmimi më i ulët, raporton IndeksOnline.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 900 euro, ndërsa kontrata është dhënë për 661.96 euro, duke rezultuar me një çmim më të ulët se parashikimi fillestar. Financimi i këtij furnizimi është bërë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Procesi i tenderimit ka pasur konkurrencë të kufizuar, pasi është pranuar vetëm një ofertë, e cila ka qenë edhe e përgjegjshme.

Kontrata i është dhënë kompanisë “Eurogoma”, me seli në Fushë-Kosovë, e cila do të furnizojë institucionin me goma për automjetet zyrtare.

Aktiviteti i prokurimit është iniciuar më 14 prill 2026, hapja e tenderëve është bërë më 15 prill 2026, teksa kontrata u nënshkrua një ditë me pas.

Sipas dokumentit, kontrata nuk parashikon nënkontraktim dhe nuk është pjesë e një marrëveshjeje kornizë.

Ky furnizim synon të mbulojë nevojat operative të flotës së automjeteve të Zyrës së Kryeministrit.

Më poshtë dokumenti i plotë i prokurimit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz