BallinaLajmeAmbulancat në Banjë e Syriganë rifillojnë punën, BE i referohet marrëveshjes së...

Ambulancat në Banjë e Syriganë rifillojnë punën, BE i referohet marrëveshjes së Kurtit me 14 mars 2026

Të ngjajshme

Ditë më parë, Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt, bëri të ditur se dy ambulanca të mjekësisë familjare, në fshatrat Banjë dhe Syriganë janë mbyllur, pasi që të njëjtat, shtoi ai, funksiononin ilegalisht “nën menaxhimin e strukturave paralele serbe” dhe jashtë “rendit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës”.

Në reagimin e saj rreth kësaj situatë, nga Lista Serbe deklaruan se ndërprerja e punës “rrezikon drejtpërdrejt të drejtën për kujdes shëndetësor të popullit serb dhe të gjithë qytetarëve që kanë përdorur shërbimet e këtyre institucioneve shëndetësore”.

Lidhur me këtë gjë, raportohet se është gjetur një zgjidhje. Kështu të paktën raporton Kossev, për të cilët, ka folur një zyrtar i BE’së.

Ky i fundit, njoftohet se ka deklaruar që,  “zgjidhja mundëson vazhdimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për komunitetin, në përputhje me marrëveshjen nga dialogu i 14 marsit 2026”.

“Zgjidhja është gjetur dhe mundëson vazhdimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për komunitetin, në përputhje me marrëveshjen e 14 marsit. Po ashtu, nga 17 prilli ambulanta ka rifilluar punën si më parë”, thuhet në përgjigje.

Porse, nga BE’ja, s’janë dhënë detaje shtesë. Të pyetur se çfarë saktësisht nënkupton zgjidhja, në cilin sistem funksionojnë tani ambulantat kur është arritur kjo marrëveshje dhe kush ka marrë pjesë në të — BE nuk ka dhënë përgjigje.

Ndërkaq, sa i përket këtyre dy ambulancave në këtë komunë, siç raportohet sipas banorëve të fshatit Banjë, në ditët e fundit në këto institucione shëndetësore nuk ka më asnjë shenjë identifikuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz