back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeRasti 5 milionësh i pasaportave, Apeli rrëzon vendimin e Arbitrazhit Ndërkombëtar

Rasti 5 milionësh i pasaportave, Apeli rrëzon vendimin e Arbitrazhit Ndërkombëtar

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Çështja e padisë së Qeverisë së Kosovës kundër vendimit mbi kompetencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit është kthyer në rigjykim nga ana e Gjykatës së Apelit. Kjo është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Departamentit të Çështjeve Ekonomike, i Gjykatës së Apelit.

Ky departament ka vendosur që kjo çështje të kthehet në rigjykim, pasi që ka gjetur shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe të drejtës materiale.

Apeli në mujin dhjetor e ka prishur aktvendimin  e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 16.10.2016, me anë te se cilit Themelorja e pati hedhur poshtë për shkak të jo kompetencës, padinë e Qeverisë se Republikës së Kosovës, kundër të paditurve: Gjykata Ndërkombëtare e  Arbitrazhit, me seli në Paris të Francës dhe Osterreichische Staatdruckerei GMBH, me seli në Vjenë të Austrisë.

Sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e Kosovës ka juridiksion të vlerësojë ekzistimin e kaluzolës për arbitrazh. Kjo kompetencë buron nga Neni 14.5 i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin, i cili ligj është në përputhje të plotë me Konventën e Nju –Jorkut, të viti 1958, dhe Ligjin Model UNCITRAL mbi Arbitrazhin komercial ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë e Gjykatës së Apelit:

Gjykata e Apelit e kthen në ri gjykim, çështjen e padisë se Qeverisë së Kosovës kundër  vendimit mbi kompetencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit
Prishtinë, me 27.12.2016
Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka prishur me 15.12.2016, aktvendimin  e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 16.10.2016, me anë te se cilit, kjo e fundit e ka hedhur poshtë për shkak të jo kompetencës, padinë e Qeverisë se Republikës së Kosovës, kundër të paditurve: Gjykata Ndërkombëtare e  Arbitrazhit, me seli në Paris të Francës dhe Osterreichische Staatdruckerei GMBH, me seli në Vjenë të Austrisë.

Me anë të kësaj padie të ushtruar me 06.11.2014, Qeveria, kishte kërkuar që të shqyrtohet vendimi i Gjykatës se Arbitrazhit lidhur kompetencën e kësaj gjykate për të vendosur në kontestin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Osterreichische Staatdruckerei GMBH, duke propozuar anulimin e tij.

Departamenti i Çështjeve Ekonomike, i Gjykatës së Apelit, ka vendosur që kjo çështje të kthehet në rigjykim, pasi që ka gjetur shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe të drejtës materiale.

Gjykata e Apelit, konstaton se pretendimet e gjykatës se shkallës se parë se gjykatat vendore janë kompetente për te vendosur vetëm lidhur me vendimet e arbitrazhit vendor dhe jo atij të huaj, nuk qëndrojnë, pasi që ligji nuk  parasheh një dallim te tillë.

Sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e Kosovës ka juridiksion të vlerësojë ekzistimin e kaluzolës për arbitrazh. Kjo kompetencë buron nga Neni 14.5 i Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin, i cili ligj është në përputhje të plotë me Konventën e Nju –Jorkut, të viti 1958, dhe Ligjin Model UNCITRAL mbi Arbitrazhin komercial ndërkombëtar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz