back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareRast i rrallë! Mësuesi filmon Rrëqebullin e Ballkanit në Korab

Rast i rrallë! Mësuesi filmon Rrëqebullin e Ballkanit në Korab

Të ngjajshme

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Rrëqebulli i Ballkanit është një kafshë që rrallëherë të bie rasti ta shohësh. Madje duhet të kesh shumë fat që të fotografosh apo filmosh atë. Por një mësues i quajtur Naim Palushi, nga fshati Zapod ia ka dalë të filmojë këtë gjitar të rrallë në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, park i cili shënon 10 vite që nga shpallja e tij si i tillë.

Në fakt që prej vitit 2006, është ngritur alarmi në nivel global se Rrëqebulli i Ballkanit rrezikon të zhduket. Por në dy vitet e fundit është vërtetuar prania e një individi të rrëqebullit, i cili është i pajisur me GPS në parkun e Mavrovës, bën me dije Shoqata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”.

Gjithashtu shoqata shton: “Falenderojmë Naim Palushi për mundësinë e realizimit të kësaj videoje te mrekullueshme dhe bashkëpunëtorin tonë lokal, Arben Palushi për sinjalizimin e këtij rasti tek stafi i PPNEA-s si një dhuratë shumë e veçantë për festat e fundvitit!”

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz