Rashica nuk është kosovari i vetëm te Werder Bremen

Ekipi gjerman i futbollit Werder Bremen përpos Milot Rashicës në radhët e veta do ta ketë edhe një futbollist shqiptar.
Bëhet fjalë për 14 vjeçarin Leon Zeqiraj, i cili është me prejardhje nga Istogu do ta veshë fanellën e Werderit nga edicioni i ardshëm , njoftn Nord24.de
Zeqiraj është transferuar nga ekipi JFV Biber.
Ai do të luajë për grupmoshat U-15 të Werder Bremenit.

“Leon Zeqiraj qëndron me të dyja këmbët në tokë. Prindërit e tij dhe ai e dinë se rruga prej një profesionisti është ende larg dhe e vështirë. Atij nuk duhet t’i ndalet as shkolla gjatë rrugëtimit në futboll”, thuhet në njoftimin e Werder Bremenit.

Lexo edheKlubi i njohur ofron 36 milionë euro për Shaqirin
Tashmë Zeqiraj i është bashkuar skuadrës gjermane, derisa sot është paraqitur në stërvitje.
Ky është futbollisti i dytë nga Kosova, pasi në këtë ekip luan edhe supersulmesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili ka shkëlqyer në paraqitjet e tij sezonin e kaluar në Bundesliga.














