BallinaSportRashfordi, me shifrat e tij më të mira në Ligën e Kampionëve

Rashfordi, me shifrat e tij më të mira në Ligën e Kampionëve

Të ngjajshme

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Marcus Rashford po kalon sezonin e tij më të mirë në një fushatë të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Anësori, i huazuar nga Manchester Unitedi, po regjistron shifrat e tij më të mira në të gjitha paraqitjet e tij në këtë turne. Me asistin e tij për Lewandowskin në ndeshjen kundër Slavia Prague, anglezi është përfshirë në shtatë nga 18 golat e Barçës. Në fushatën e tij 2020-2021, ai shënoi gjashtë, por dha vetëm një asist.

Që nga fillimi i fazës së grupeve, Rashfordi ka provuar të jetë një lojtar kyç në sulmin e Barçës, megjithëse kohët e fundit ai ka ardhur më shumë nga stoli sesa si titullar. Në ndeshjen e tij të parë evropiane të sezonit, kundër Newcastle Unitedit në stadiumin “St. James’ Park”, ai dha një performancë të paharrueshme me dy gola që siguruan fitoren. Kjo performancë madje i fitoi atij çmimin MVP për ditën e ndeshjes. Kundër Olympiacosit, ai shënoi gjithashtu dy gola dhe fitoi një penallti. Ishte një nga performancat e tij më të plota.

Sulmuesi anglez nuk ka qenë vetëm një golashënues, por edhe një organizator shumë efektiv, duke demonstruar aftësinë e tij për të ndikuar në lojë. Ai dha asiste kundër PSG-së, Eintracht Frankfurt dhe së fundmi kundër Slavia Prague.

Këto shifra bien ndesh me kohën e tij të lojës në ekip. Nga gjashtë ndeshjet e fundit, ato që ke luajtur në vitin 2026, ai ka filluar dy herë, në të parën kundër Espanyolit ai u zëvendësua në pushim dhe e dyta ishte në Kupë kundër Racingut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz