Raportohet se djali i një dëshmori tentoi ta pengojë Ramën të hyjë te varrezat e dëshmorëve në Velani – pamje
dp

Lexo edheHaradinaj bën homazhe në Ribar të Vogël të Lipjanit për martirët e 18 prillit: Krimet serbe nuk harrohen

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u tentua të pengohej të hynte në varrezat e dëshmorëve në Velani nga djali i një dëshmori, raportojnë mediat që përcollën këtë ngjarje.
Rama shkoi për homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.
Në një video të publikuar nga EO shihet derisa ai i fliste Ramës, i cili heshti gjatë gjithë kësaj situate. Ndërkaq, persona afër Ramës dëgjohen duke i thënë se s’është momenti.

Lexo edheHaradinaj bën homazhe në Ribar të Vogël të Lipjanit për martirët e 18 prillit: Krimet serbe nuk harrohen
Në fund Rama ec drejt varrezave duke përshëndetur të pranishmit.