back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRaporti 24-orësh i policisë, ja çfarë thuhet për arrestimin e Meriton Mjekiqit

Raporti 24-orësh i policisë, ja çfarë thuhet për arrestimin e Meriton Mjekiqit

Të ngjajshme

Prezantuesi dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania 3”, Meriton Mjekiqi, është arrestuar së bashku me të vëllanë e tij, Rinorin.

Siç dihet, ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Mjekiqi dhe vëllai i tij dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit të çështjes, janë dërguar në mbajtje.

“Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit