back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeRanillug: Serbi rrokulliset me traktor dhe vdes

Ranillug: Serbi rrokulliset me traktor dhe vdes

Të ngjajshme

Një serb i moshës 57 vjeçare, nga fshati Domorovc i Ranillukut dje është rrokullisur me traktor dhe ka vdekur.

Sipas policisë rajonale të Gjilanit, disa persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes e kanë dërguar viktimën në ambulancë, por i cili nga plagët e marra pavarësisht përpjekjeve ka vdekur.

Ky është njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës në Ranillug është njoftuar për një aksident  në fshatin Domoroc komuna Ranillug.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri sa Viktima Serb Shtetas i Kosovës (1960) deri sa  ka qen duke drejtuar traktorin e tij në një moment ka humbur kontrollin mbi mjeti që e drejtonte duke u rrokullisur, jashtë rrugës.

Disa persona që kanë qen në vende ngjarje si dëshmitarë e kane dërguar me urgjencë viktimën e lënduar rëndë në ambulanten e Ranillugut ku edhe për kundër përpjekjeve Mjekut kujdestar ai ka  mundur vetëm ta konstatoj vdekjen e tij, si pasoj e plagëve të marra në vet-aksident.

Ekipi i policisë së Kosovës nga hetimet Rajonale kanë bërë Këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur informacione nga dëshmitarë okular. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerit tu dorëzohet familjarëve. Rasti i kompletuar dorëzohet në Prokurori.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz