BallinaLajmeRamush Haradinaj: Thaçi nuk më tha se ka diçka të re nga...

Ramush Haradinaj: Thaçi nuk më tha se ka diçka të re nga Specialja

Të ngjajshme

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar...

Parashikimi i motit për të premten

Moti për ditën e premte pritet të jetë kryesisht...

Spektakël në “Olimpico”, Bologna e eliminon Romën pas vazhdimeve

Bologna është çerekfinalisti i fundit në Ligën e Europës. Në...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj janë takuar sot në Presidencë.

Kreu i AAK-së pas takimit ka thënë se me presidentin Thaçi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Reporteri.

“Isha në takim me ftesë të presidentit, për konsultë për zhvillimet në vend. Diskutuam edhe për pandeminë, por edhe për temat tjera, zhvillimet në përgjithësi”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar se në këtë takim është diskutuar për propozim aktakuzën e Zyrave të Specializuara.

Ai ka thënë se Thaçi nuk i ka përmendur se ka diçka të re në këtë drejtim.

“Nuk ra kjo temë, nuk mora vesh që ka diçka konkrete ose që ka ndonjë të re në këtë temë”, u shpreh shkurt Haradinaj para mediave./Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz