Ramiz Sadiku ka njoftuar se e ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha.
I njëjti pritet që të marrë drejtimin e Prishtinës, sipas disa raportimeve.
Kjo pasi Prishtina mbeti pa trajner gjatë mbrëmjes së sotme, pas dorëheqjes nga trajneri i deritashëm, Afrim Tovërlani.
Tovërlani dha dorëheqje, pasi Prishtina u mposht nga Ferizaj sot, në xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës.
Klubi i Ramiz Sadikut më tej ka njoftuar se Triumf Sinani e ka marrë drejtimin e skuadrës, pas largimit të Dragushës.
Njoftimi i plotë nga Ramiz Sadiku:
“KF Ramiz Sadiku njofton se me marrëveshje të ndërsjellë është ndërprerë bashkëpunimi me kryetrajnerin Alban Dragusha.
E falënderojmë trajnerin Alban për kontributin, përkushtimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit tonë. Ai ka dhënë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe avancimin e skuadrës.I urojmë shumë suksese në sfidën e re , duke besuar se do të vazhdojë me rezultate pozitive në karrierën e tij.
Ndërkohë, KF Ramiz Sadiku emëron Kryetrajner ,Triumf Sinanin, i cili deri më tani ka qenë bashkëpuntori i parë i trajnerit Alban”, shkruan Ramiz Sadiku./GazetaExpress/