back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci betohet si kryetar i Komunës së Drenasit

Ramiz Lladrovci betohet si kryetar i Komunës së Drenasit

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Në seancën inauguruese të Kuvendit të Komunës së Drenasit, në prani të anëtarëve të rinj të Kuvendit, familjar të dëshmorëve dhe martirëve, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, bashkësitë fetare, komandantja e Stacionit Policor, deputetë e anëtarë të PDK-së, këshilltari dhe vëllai i ish-presidentit, mysafirë dhe të ftuar, ka dhënë betimin kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për mandatin e tretë në krye të komunës.

Mbledhjen e ka kryesuar anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, Gani Krasniqi, ku pas hapjes së seancës, dhanë betimin anëtarët e rinj të kësaj legjislature të dalë nga zgjedhjet lokale të 14 nëntorit të këtij viti.

Pas dhënies së betimit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci të pranishmëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit i është drejtuar me këtë fjalim:

Të dashur asamblistë,
Të nderuar,
Familjar të dëshmorëve dhe martirëve të UÇK-së,
Shoqata të dala nga lufta e UÇK-së,
Bashkësi fetare, z.Bequku dhe z.Sopi,
Komandante e Stacionit Policor, znj.Bajrami
I nderuar Blerim, vllau i presidentit Thaçi, dhe këshilltari z.Ismail Syla,
I nderuari z.Kuçi, z.Xhelili, z.Tahiri,
Zyrtarë komunal,
Zonja e zotërinj,
Qytetarë të Drenasit,
Pata nderin që sot para jush, të jap betimin për mandatin e tretë, në krye të komunës së Drenasit.
Ky betim për mua paraqet detyrim edhe obligim ligjor e moral që së bashku me juve, të bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët e komunës së Drenasit.
Sot, fillon një kapitull i ri, për mua dhe për Juve, sepse, shumica nga ju jeni për herë të parë në Asamblenë komunale, prandaj, nga ky moment, ua ofroj bashkëpunimin e plotë, të gjithëve pa dallim, pozitë e opozitë, pa dallim partie apo grupi kuvendor.
Ju uroj të gjithëve sukses e punë të mbarë, në përmbushjen e pritshmërisë së qytetarëve tanë.
Dua t’ju njoftoj se puna jonë në Asamblenë e kaluar ka qenë shembullore në nivel vendi, sepse, vërtetë jemi përpjekur dhe kemi punuar së bashku për interesin qytetar pa dallim se për kë kanë votuar apo çfarë bindjesh politike kanë pasur. Në veçanti dua ta theksoj bashkëpunimin në Asamble, gjatë kohës së pandemisë.
Uroj të kemi bashkëpunim, harmonizim dhe mirëkuptim, me qëllimin e vetëm, promovimin dhe realizimin e interesit qytetar, për të cilin jemi këtu dhe kemi marrë mbështetjen e tyre.
Ju uroj punë të mbarë, suksese të përbashkëta dhe përkushtim maksimal në zbatim të ligjit, realizimin e pritshmërisë së qytetarëve, me transparencë dhe llogaridhënie.
Na priftë e mbara, suksese!
Faleminderit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz